Akuzat, Berisha: Byrazer i Canes, kompaninë ja dhe Kryefinancierit; Kokëdhima: S’të pyes ty plak
Koço Kokëdhima dhe Sali Berisha janë përballur për herë të dytë në sallën e Kuvendit pas kërkesës opozitare për ti hequr mandatin e deputetit socialistit që e akuzojnë për përfitim të fondeve publike.Në sallën e Kuvendit, Kokëdhima deklaroi se kompania e tij nuk ka përfituar asnje fond pas zgjedhjes se tij si deputet. Shpifjet sipas tij të PD kanë vetëm një arsye, se i ka qëndruar gjthnjë përballë Berishës.Kokëdhima: “ Ti ke frikë prandaj je këtu, ke frikë për të gjitha ato që bërë në pushtet. Dua të them dy fjalë për mocionin që ke shpërndarë me shpifjet fund e krye. Pretendon se një nga kompanitë e mia në të shkuarën ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit dhe njësitë e pushtetit vendor. Më jepni një kontratë të vetme që është nënshkruar në kohën kur jam shpallur deputet. Asnjë të vetme, zero kontrata, zero lekë”.Në replikë Berisha e akuzoi Kokedhimen se ia ka shitur kompanitë Kryefinancierit të tij, por i kujtoi edhe rastin e Agron Canes.Berisha: “Më duhet ti them byrazerit të Agron Canes, pedofilit famoz që shiste vende pune me seks ndaj fëmijëve. Ja çfarë më shkruan një punonjës i yti mbrëmë, më thotë sa vijon: ‘Si punonjës i zotit. Kokëdhima për 10 vite dua t’ju vë në dijeni se aksionet e Abissnetit ja ka transferuar kryefinancierit të kompanive të veta për më shumë se 15 vjet, Ylli Alimema’”.Kokëdhima:“ Nuk kam asnjë detyrim ligjor që të pyes Saliun se kujt do t’ia shes pasuritë e mia. Një vlerësim e ke hak të ta them, Sali nuk je plak i lartë!”