Mjerimi te “Migjeni”,Ministria e Kulturës inspekton nga afër gjëndjen

Nje letër e drejtorit të institucionit e bërë publike në media nisi rrugëtimin e gjatë të prezantimit të gjendjes së mjeruar në të cilën ndodhet teatri ‘Migjeni’ i Shkodres. E për ta prekur nga afër këtë realitet dhe për të dhënë sinjalin e parë pozitiv të ndërhyrjes në këtë institucion të madh të artit e kulturës, ishin sot në Shkodër përfaqësues të ministrisë së kulturës dhe monumenteve të kulturës.Zv/ ministri Zef Cuni deklaroi se bashkia Shkodër nuk ka sjelle deri me sot asnje projekt ne kete dikaster. Duke e cilesuar gjendjen emergjente, ai shtoi se ministria nuk mund ta linte me ne kete gjendje, nje nga teatrot me te medha dhe te rendesishem ne vend.Mjeshtri i madh Zef Deda uroi që kjo ardhje të mos jetë vetëm për fushatë, duke e lidhur këtë me periudhën parazgjedhore.Në fund delegacioni u takua me kryetarin e bashkisë ku diskutuan alternativat e ndërhyrjes. Skandali i sistemit elektrik të teatrit dhe gjendja në të cilen ai ndodhet prej 24 vitesh pa asnjë investim serioz u bë publike pak javë më parë edhe nga Ora news. Sivjet ky teatër feston 65 vjetorin e krijimit të tij.[caption id="attachment_471064" align="alignnone" width="640"]teatri migjeni 1 Në foto: Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës në Teatrin Migjeni, Shkodër[/caption][caption id="attachment_471065" align="alignnone" width="640"]teatri migjeni 2 Në foto: Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës në Teatrin Migjeni, Shkodër[/caption]