Shtyhet seanca e KS-së për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2013, 10:15
Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, e cila do të mbahej më 22 shkurt, është shtyrë për në muajin mars, raportojnë mediat në Beograd.Sipas tyre, data e re e takimit nuk është bërë publike, ndërsa "vendimin për të do ta marrë delegacioni rus, i cili merr kryesimin e KS-së, në konsultim me anëtaret e tjera të këtij organi".Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në raportin e tij tremujor për Kosovën ka thënë se në këtë periudhë janë bërë "hapa të rëndësishëm përpara" me ngritjen në nivel politik të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.