Punësimi, Shehaj: Të ardhurat nga kontributet janë rritur me 5.9 mld lekë
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj ka deklaruar se rritja e të punësuarve është 12%, ndërsa të ardhurat nga kontrbutet janë rritur me 5.9 miliardë lekë, kjo sipas saj sepse është formalizuar tregu i punës.Në një lidhje telefonike në emisionin “Ekopolitike” me gazetaren Aurora Sulçe, Shehaj tha se kanë rritur pagën mesatare të sistemit nga 23 mijë lekë që ka qenë në 26 mijë lekë.Briseida Shehaj: “Rritja në numër e të punësuarve është rreth 12%, por ama rritja e të ardhurave është 5.9 miliardë lekë më shumë kontribut të sigurimeve shoqërore. Tashmë paguhet kontribute dhe sigurime shoqërore për të gjithë pagën dhe e gjithë rritja që ka ardhur me 5.9 miliardë leka ka ardhur nga formalizimi i tregut. Janë rreth 10 mijë subjekte të regjistruar për vitin 2014 që janë biznese të vogla dhe persona fizikë të regjistruar të cilët përpos vetës së tyre kanë edhe një tjetër të regjistruar plus. Është pjesa e pagës e cila ishte lënë në një mjerim dhe nuk merrej njeri me pagat e deklarara të punonjësve shqiptarë ku si drejtori dhe si pastruesja merrnin 22 mijë lekë. Ne kemi ndryshar edhe pagën. Paga mesatara e tër sistemit ka qenë diku te 23 mijë lekë për një vit kemi arritur në 26 mijë lekë të rrisim pagën dhe nuk është gjë e pakët as kjo. I kërkojmë të gjithë njerëzve ti japin inkurajim administratësa tatimore me ato pak kapacitetet që ka të bëjë formalizimin e tregut, sepse vazhdon të ketë treg informal për tregun e punës.”
Ndërsa debati në studio u zhvillua mes të ftuarve:Genc Kojdheli, Drejtori i Shërbimit të PunësimitNertila Qafzezi, Eksperte për punësimin, anëtare e këshillit kombëtar të PDFlobens Dilaveri, zv/ drejtori i Përgjithshëm i TatimeveMateoSpaho, Kordinator në PDGjergji Gjika, Kryetari i Dhomes se FasonëvePranvera Elezi, Shefe e punësimit në INSTAT/ex/oranews.tv/