Basha premton: Kompensim për çdo ndërtim të prishur kundër ligjit

Lushnje-Pas aludimit  për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend, Lulzim Basha ka lëshuar premtimin e parë për qytetarët: Kompensim për çdo ndërtim të prishur në kundërshtim me ligjin.Deklaratën shefi i opozitës e bëri gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike të Lushnjes, ku premtoi gjithashtu se do të sekuestrojë të gjitha pasuritë e paligjshme të qeveritarëve.Basha u shpreh para demokratëve lushnjarë se Partia Demokratike po ringrihet duke kërkuar vlerat dhe njerëzit e vlerave.“Ky është një sistem i cili mund dhe duhet të funksionojë vetëm në bazë të vlerave më të mira të qytetarisë dhe është në antagonizëm të plotë, deri në armiqësi, me sistemin e antivlerave që ka ngritur kundërshtari. Me sistemin e diplomave falco, e diplomave të blera, me sistemin e dallkaukëve, të sekserëve e deri të kriminelëve të emëruar në administratë dhe të veshur me pushtet”, tha Basha.Kryetari i Partisë Demokratike pohoi se një vit e gjysëm pas ardhjes në pushtet të dyshes Rama-Meta, vendi është katandisur me rend të shthurur, me kriminalitet që hedh valle dhe godet ditë për ditë shtëpitë, pronat dhe jetën e qytetarve.“Po të shohim statistikat , po të pyesim njerëzit në lagjet e qytetit, komunat dhe jo vetëm këtu por nga Saranda, në Lezhë, në Shkodër, nga Korça në Durrës numri i vjedhjeve është rritur frikshëm. Vidhen banesa, vidhen automjete, nëpër komuna vidhet gjë e gjallë, vidhen orenditë, grabitje me apopa armë, me apo pa maska. Kësaj i shtohet edhe krimi i organizuar, i cili çdo javë godet o me grabitje, o me tritol, ose bëhet shkak për lajme tashmë jo vetëm shqiptare por ballkanike dhe europiane të trafikut të drogës”, deklaroi Basha.Ai shtoi se nga ana tjetër kemi një polici e cila në rastin më të mirë është e paaftë të luftojë krimin, apo me një polici e cila barbarisht keqtrajton qytetarët se i grricën makinën bashibozukut, sigurimit të shtetit. Kjo nuk është lajthitje, tha Basha, kjo nuk është politikë e gabuar.“Kjo është bashkëjetesë me krimin. Kjo ndodh jo se ka neglizhencë por se ka ortakëri me krimin. Dhe siç është ajo shprehja jonë shqiptare jep 5 lekë të futesh në valle dhe jep 50 dhe nuk del dot, as me 500 dhe as me 5 mijë. Nuk del dot nga vallja Edi Rama, nuk del dot nga vallja Saimir Tahiri, nuk del dot nga vallja Ilir Meta. Valle e vështirë kjo. E hedhin mjeshtrat këtë valle. E hedh Hakmarrja, e hedh Aldo Bare nga qelitë. Këta janë ortakët e tyre”.Basha tha se detyra e demokratëve është të qëndrojnë pranë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre në kushtet kur ata janë braktisur në çdo drejtim nga qeveria. Nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa të rrijmë afër qytetarit, evidentoi Basha.