Zgjedhjet, Dule: S’jam thirrur nga PS për negociata. Ndryshimet në qeveri duhet të ishin bërë
Kur kanë mbetur edhe 4 muaj nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit, partitë politike kanë filluar të lëvizin gurët për koalicionet. Vangjel Dule i PBDNJ, i cila ndodhet momentalisht në koalicion qeverisës me PS ka deklaruar se nuk është thirrur nga PS për negociata për zgjedhjet.Vangjel Dule mesa duket është në pritje të një oferte nga ana e PS. Ai është shprehur se nëse Rama e fton nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit, por nëse kjo nuk ndodh, Dule ka shprehur gatishmëri që të dalë e vetme në zgjedhjet lokale.Vangjel Dule: Nëse do të therritemi për negociata, gjë që nuk ka ndodhur deri në momentin që po flasim dhe do të gjendet gjuha e përbashkët për bashkëpunim natyrisht do të vazhdojmë të mbetemi pjesë e koalicionit qeverisës edhe në zgjedhjet e pushtetit vendor. Nëse jo, përgatitemi për kandidimin më vete, e kemi praktikuar edhe në zgjedhje të tjera, herë me sukses të plotë, herë me sukses të kënaqshëm, por jo të plotë. Nuk mund të përjashtojmë edhe bashkëpunime me forca të tjera politike jashtë koalicionit aktual.Dule ka folur edhe për ndryshimet në kabinetin aktual qeverisës, ku sipas tij koha për ndryshimm ka ardhur prej kohësh. Ai tha se nëse duhet të ketë një sinjal optimizmi për zgjedhjet duhet të ndodhin ndryshime.Vangjel Dule: Koha ka ardh prej kohësh. Nëse kërkohet një imazh që do të jetë motivues edhe në shërbim të zgjedhjeve për pushtetin vendor duhet të realizohen. Është koha optimal.Deklaratat e Dules u bënë në 23 vjetorin e themelimit të PBDNJ-së.