Ligji i Policisë Ushtarake, debate te “Siguria”, opozita braktis mbledhjen

Ministria e Mbrojtjes nuk e ka provuar dot me dokument konsultimin me partnerët e NATO-s për projektligjin e ri për policinë ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kërkesë e cila ka qenë e vazhdueshme nga ana  e opozitës.Flamur Noka: “Ne na duhet një dokument që vërteton që ky ligj shumë i rëndësishëm për policinë ushtarake të FA është konsultuar me partnerët e NATO-s. Ky ligj i cili mban erë të një shteti policor që po tenton dhe po krijohet në këtë vend, mban erë sepse është i pakonsultuar me aleatët.”Petro Koçi: “Projektligji është hartuar në mënyrën më transparencë në grupin e punës duke përfshirë edhe ekspertizë të huaj që lidhet me modelet e vendeve aleate”Duke patur parsysh se nuk iu provua konsulenca me partnerët e atashuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes, opozita braktisi mbledhjen dhe u largua.Projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës ndërkohë që dy deputetët e opozitës të rikthyer tashmë në tryezën e Komisionit të Sigurisë Komëbtare votuan kundër.