Raporti i Fleckenstein: S'ka negociata për Shqipërinë pa dialog politik
Mungesa e dialogut të qëndrueshëm politik mund të pengojë progresin e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit. Ky është thelbi i 24 rekomandimeve të raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, të cilat i janë dorëzuar Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian.Pas vizitës së tij në Tiranë në janar të këtij viti, takimeve me përfaqësues të politikës shqiptare, Fleckenstein nuk rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, duke kërkuar zbatimin efektiv të reformave të qëndrueshme mbi 5 prioritetet kyçe që shërbejnë për transformimin demokratik të Shqipërisë dhe i hapin rrugën nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE.Ndërkaq në raport në pikën dhjetë të tij, autoritetet ftohen të nxisin integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kyçe të demokracisë, depolitizimin e gjyqësorit dhe përshpejtim i cështjes së 21 Janarit 2011.Edhe korruspioni është cituar si një ndër ceshtjet thelbësore nga raportuesi Fleckenstein, i cili thekson se duhet luftuar në të gjitha nivelet, duke kërkuar bashkëpunim mes institucioneve përkatëse.Krimi i organizuar mbetet gjithashtu një ndër pikat për të cilat në raport kërkohet një punë e madhe, pavarësisht disa përpjekjeve dhe disa hapave pozitivë të shënuara nga shteti shqiptar.