Suedia mbështet aspiratën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian
Suedia mbështet aspiratën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, dhe nuk është skeptike në përmbushjen e reformave për këtë proces. Kështu ka deklaruara kryetari i Parlamentit Suedez Urban Ahlin, i cili ndodhe në Tiranë, dhe është takuar me kryeparlemntarin Ilir Meta.Urban Ahlin: "Por anëtarësia nuk vjen aq lehtë, duhet të përmbushni kriteret dhe kushtet. Dhe sa më shumë që mbrojmë të drejtat e vendeve evropiane për të aplikuar për anëtarësimin në BE, aq më shumë i ndihmojmë ato të arrijnë objektivin për të qenë një vend anëtar, po aq shumë kërkojmë plotësimin e kritereve. Ka qenë një arritje e madhe për Shqipërinë të arrijë deri në këtë pikë që të marrë statusin e vendit kandidat dhe kur të keni plotësuar edhe pesë kriteret kyçe"Nga ana e tij kryetari i kuvendit Ilir Meta theksoi se Shqipëria është e vendosur për të përmbushur të 5 prioritetet e Komisionit Evropian për integrimin.Ilir Meta: Dua t’i shpreh edhe njëherë mirënjohjen e thellë në emër të Kuvendit të Shqipërisë, për mbështetjen e pakursyer që Suedia i ka dhënë që prej fillimit, dhe vazhdon t’i japë përshpejtimit të integrimit evropian të vendit tonë, gjë që u provua dhe me qëndrimin mjaft të vendosur dhe solid që Suedia mbajti gjithmonë kur u diskutua miratimi i statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.Integrimi dhe bashkupnimi ekonomik ka qënë fokusi i bisedës së kreut të Parlamentit të Suedisë, në takimet me krerët e tjerë të shtetit. Gjat pritjes në presidencë, nujar nishani, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Shqipërisë si përmes projekteve të zhvillimit social-ekonomik, ashtu edhe në procesin e integrimit evropian të vendit.Ndërsa kryeminsitri Edi Rama, ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve qëndrojnë mbi baza të forta, të mbështetura në respektin dhe mirëkuptimin reciprok.Kryetari i Parlamentit Suedez, Urban Ahlin, është takuar dhe me kryetarin e opzoitës Lulzim Basha, ku është njohur me shqtësimin se kjo qeveri po bën hapa pas me standardet që kërkon më tej rruga e integrimit.