Basha vizitoi familjen e 56-vjeçarit që vrau veten për energjinë

Kreu i demokratëve ishte sot pasditë në Vlorë, ku zhvilloi edhe një vizitë në familjen e Llazi Nasit, 56-vjeçari i cili i dha fund jetës pas depresionit për shkak të problemeve që kishte me energjinë elektrike.Shefi i opozitës i ka shprehur ngushëllime familjes Nasi, e cila jeton në fshatin Poro të komunës Novoselë.56 vjeçari i dha fund jetës duke u vetëtvrarë. Familjarët  theksojnë se shkak për këtë veprim ekstrem, është bërë pamundësia për të paguar energjinë elektrike,  duke akuzuar dhe OSHEE-n për mbifaturim.