Purot kubaneze synojnë të kapin 30% të tregut amerikan

Kompania kubane e prodhimit të purove pretendon të zotërojë menjëherë 30% të tregut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse më në fund hiqet embargo 70-vjeçare, dhe brenda 15 vitesh kjo shifër mund të arrijë deri në 70%.Habanos, një kompani gjysmë shtetërore kubane, pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat e saj me hapjen e tregut amerikan, ku purot kubane deri më tani janë futur në mënyrë të paligjshme. Vetëm në 2014-n, ajo ka gjeneruar 439 milionë dollarë nga shitjet.Zëvendëspresidenti i kompanisë, Horge Fernandez, premton se nuk do të ketë spekulime me çmimet."Kemi një strategji mjaft racionale çmimesh në nivel ndërkombëtar, e cila do të zbatohet edhe në tregun amerikan".Që prej 17 dhjetorit, kur presidenti Obama paralajmëroi normalizimin e marrëdhënieve me Kubën, përmes një vendimi u lejua që shtetasit amerikan të kalonin brenda kufirit puro dhe rum kuban me vlerë maksimale 100 dollarë, për përdorim personal.Kërkesa e tregut amerikan parashikohet të jetë 70 deri në 90 milionë paketa në vit, ndërkohë që një pjesë e mirë e kësaj shifra futet ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga trafikantët. Dhe nëse Obama bind republikanët, që kanë shumicën në Kongres, për të shfyqizuar embargo, kjo do të dyfishonte eksportin aktual të Kubës.