Fajon: Mbresëlënëse hapat e reformave në Shqipëri, 2015 dritarja e mundësive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2015, 18:42
Eurodeputetja Tanja Fajon, ka vlerësuar përmes rrjetit social Twitter reformat e ndërmarra në Shqipëri, duke thënë se janë bërë hapa mbresëlënese.Fajon vlerëson se 2015-ta është dritarja e mundësive për Shqipërinë, ndërsa shton se ka një mbështetje të fortë për të filluar negociatat për pranimin në BE.“Mbresëlënëse hapat e reformave në Shqipëri. Urime. Viti 2015 është dritarja e mundësive. Mbështetje të fortë për të filluar negociatat për pranimin në BE.”- shkruan në Twitter, Tanja Fajon.