Ndërtimet pa leje, paditet në Prokurori kryebashkiaku i Gjirokastrës

Abuzimi me lejet e ndërtimit dhe dhënia e tyre në mënyrë të kundraligjshme ka bërë që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, të kallëzoj  penalisht   kryetarin aktual të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime si dhe disa zyrtare të tjerë.Vendimi i IKMT ka ardhur për shkak të një vendimi të miratuar nga Bime në kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen "18 shtatori" të këtij qyteti në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.Leja është dhënë me afat një vit në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh.  Sipas inspektoriatit kombëtarë të mbrojtjes territorit, Vendimet janë dhënë pa pasur më parë dhe pa u bazuar në asnjë plan rregullues dhe asnjë studim urbanistik pjesor të miratuar sipas ligjit.KMT ka kallëzuar po ashtu edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, shtetasit Ilir Çumaku ish-sekretar i KRRT në Bashkinë Gjirokastër, shtetases Antoneta Çako ish-sekretare e KRRT në Bashkinë Gjirokastër, si dhe ish anëtarëve të Sekretariatit Teknik të KRRT Bashkia Gjirokastër.Akuza për të gjithë shtetasit e mësiperm është "shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim".I komunikuar me telefon nga Ora News, Bime shprehet se nuk ka dieni për kallëzimin. Akuzat i ka dëgjuar nga media, ndaj nuk i komenton. Bime shprehet se do të reagojë në momentin qe do të njihet me akuzën, ndërsa shton se nëse ato janë të verteta, atëherë janë akuza politike.Flamur Bime, është kryebashkiku i tretë  në radhët e Partisë Socialste  që do të përballet me drejtësinë për shpërdorim detyre pas atij të Vlorës, Shpëtim Gjika dhe atij të Fierit Baftjar Zeqo.Ky kallëzim vjen një ditë aps dorëheqjes së një  kryebashkiku tjetër të majtë , atij të Pogradecit, dorëheqje që u lexua si mesazh  por mos kandidim  të atyre që gëzojnë shum mandate si drejtues vendorë.