Vjosa, Bushati: Nuk shtojmë probleme të reja me Greqinë
Në mesin e debatit për devijimin e lumejve, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk dha shumë detaje për diskutimet që po zhvillohen me shtetet me fqinje.Por shefi i diplomacisë shqiptare, u kujdes të nënvizonte se nuk do të krijohen të tjera probleme në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.Ditmir Bushati: “Duke iu referuar edhe çështjes jo thjesht Vjosës, por menaxhimit të ujrave, lista e çështjeve të paadresuara, apo ato çështje që mund të konsiderohen problematike nuk duhet të shtohen por duhet të adresohen në frymën e së drejtës ndërkombëtare.Bushati foli sot paradite në përfundim të samitit të Ministerialit të Proçesit të Bashkëpunimit të vendeve të Europës Jug-Lindore, i cili nisi me një protestë të Ambientalistët dhe shoqëria civile për cëhstjen e devijimit të lumjeve.Ata zgjodhën ministerialin për tu dërguar edhe një mesazh Greqisë dhe Maqedonsië, të cilat ishin të përfaqësuea në takimKërkojmë t’i tërheqim vëmendjen ministrisë por dhe organizmave ndërkombëtare se nuk mund të tallesh as me ujin, as me ndjenjën apo të drejtën natyrore që Zoti ua ka dhënë mijëra vjet më parë.Një ditë parë një përfaqësi e protestuesve u pritën në ministrinë e Jashtme, por takimi nuk i ka kënaqur pasi thanë se nuk kishin marrë asnjë një përgjigje konkrete.[caption id="attachment_469973" align="aligncenter" width="1003"]
Ne foto: Protesta ne Hotel Sheraton sot 24 Shkurt 2015[/caption]/Oranews.tv/