Zgjedhjet lokale, ja emrat që do të drejtojnë fushatën elektorale të PD
Ndërkaq pas urdhrit të Lulzim Bashës, në Partinë Demokratike ka nisur procesi i zgjedhjes së emrave që do të drejtojnë fushatën e 21 qershorit Kryesia e grupit, ka diskutuar 30 emrat e për 30 zona elektorale të vendit.Kështu fushata zgjedhore për Tiranën, do të drejtohet nga Edi Paloka, Eduard Selami, Jorida Tabaku, Myqerem Tafaj dhe deputetë të tjerë të qarkut të Tiranës .Në bashkinë e Vlorës fushata do të drejtohet nga numri dy i Partisë Demorkatike Arben Ristani, në Lezhë në krye të demorkatëvë do të jetë Aldo Bumci, në Lushnjë fushata do të drjetohet nga Genc Pollo.Në Shkodër shkon Arben Imami. Në bashkinë e Librazhdit, fushata do të drejtohet nga deputeti Luçiano Boci, në Durrës fushata do të drejtohet nga deputetët Oerd Bylykbashi dhe Eduart Halimi.Fatbardh Kadilli do të drejtojë fushatën në Berat, ndërsa Gjergji Papa atë në Pogradec. Por në listën që ende nuk është përfundimtare bie në sy mungesa e emrat e Jozefina Topallit, Astrit Patozit dhe Flamur Nokës