Bylykbashi: Nuk e lë mandatin e deputetit për kryetar Bashkie në Durrës
Oerd Bylykbashi nuk do ta ndërpresë mandatin e deputetit të partisë Demokratike për të tentuar atë të kryetarit të Bashkisë së Durrësit.Në studion e lajmeve të ORA NEWS, Bylykbashi tha se ai do të vijojë të përfaqësojë qytetarët e Durrësit në parlament.Oerd Bylykbashi: "Nuk do të jem kandidat i PD për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit. PD nëpërmjet një procesi zgjedhor të vitit 2013 më ka ngarkuar një detyrë shumë të rëndësishme dhe jam i dedikuar ta kryej atë në më të mirën e mundshme. Jam i sigurt se PD ka shumë figura të mira”Për të zgjedhurit vendorë, vlerëson votën si matës të suksesit, ndërsa për kufizimin e mandatit Bylykbashi thotë se duhet diskutim.Oerd Bylykbashi: "Nqs vota konfirmon vazhdimisht dikë, e konfirmon në mëyrë reale do të thotë që ai është person i duhur. Pa shprehur asnjë pozicion timin duke qenë se është një debat edhe kushtetues kërkon një diskutim të gjerë ku njerëzit të jenë të bindur që kjo është gjëja më e mirë dhe mos djegim kandidaturat që mund ti shërbejë një elektorati në mënyrën më të mirë të mundshme për një kohë edhe më të gjatë se dy mandate."Ndërsa si kryetar i Komisionit për dekriminalizimin e e Kuvendit, Bylykbashi tha se të premten do të tentohet mbledhja e parë, ndërsa në punën e tij komisioni do të kërkojë edhe ndihmën e ndërkombëtarëve.