Shërbimi i sterilizimit, MSH: Ofertat për tender deri më 30 mars
Shërbimi i sterilizimit do të jepet me koncension. Ministria e Shëndetësisë është duke pritur ofertat deri më 30 mars ndërsa sqaron se do të jetë një tender ndërkombëtar. Arsyeja përse do të jepet me koncesion ky shërbim është se pajisjet kirugjikale janë të papërdorshme dhe infeksionet spitalore arrijnë në 37%. Një tjetër koncesnion ka ndezur debatet politike në vend. Këtë herë bëhet fjalë për dhënien me koncesion për 10 vite shërbimin sterilizues salla dhe pajisje kirurgjikale. Ministria e Shëndetësisë thotë se deri më tani janë dhënë koncensione nga PD shërbimi i kuzhinës dhe i lavanterisë dhe debatohet për koncesionin më jetik ai i pajisjeve kirurgjikale. Ky koncension sipas zv/ministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj do të bëhet me tender ndërkombëtar ku kompanitë e huaja dhe shqiptare kanë kohë të sjellin oferat deri në 30 mars.Klodian Rjepaj:”Janë disa kompani që e ofrojnë në bazë të tregut. Janë 5-6 kompani në Itali, Angli që janë kompani të fuqishme. Në të gjithë këtë rrjet me hartimin e programit të vizibilitetit, me miratimin në Ministrinë e Financave, me konsultimet që kemi bërë janë hartuar edhe dokumentat e tenderit”Por përse do të jepet me koncension ky shërbim? 2 janë arsyet madhore, pajisjet kirugjikale të cilat janë në gjendje të mjerushme dhe të papërdorshme dhe infeksionet spitalore të rrezikshme por që janë në një përqindje shokuese; arrijnë deri në 37% nga 8% në vendet europiane.Klodian Rjepaj: “Pra ka në një farë mënyre imporvizim. Kemi shpesh herë cilësi të dobët, kjo shprehet në shkresat që shefat e shërbimit kanë dërguar pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ka pasur raste që instrumentat kirurgjikalë janë thyer në sallë. Shumica e mjekëve thonë nuk na presin gërshërët, nuk na bëjnë pjesë instrumentat, na janë vjetëruar”Edhe pse ministria nuk artikuoj qartë se sa do të jetë kosotoja sepse buxhetet janë vjetore, deri më tani llogaritjet janë se ky shërbim do të kushtoj 96 miliardë lekë, ndërsa për shërbimin e QSUT ku kryehen ndërhyrjet më të mëdha koncesioni llogaritet të kushtojë rreth 4 miliardë lek në vit.