Hoffman: Në janar 1650 azilkërkues shqiptarë në Gjermani. Të gjithë do riatdhesohen

Elbasan- Ambasadori gjerman Helmut Hoffman e ka cilësuar tepër shqetësues fenomenin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë."Vetëm gjatë muajit janar janë regjistruar 1650 azilkërkues por shumë shpejt ata do të kthehen në vendin e tyre. Gjermania ofron shanse të mira punësimi, por për ata që kanë njohuri bazë të gjuhës gjermane si edhe nivel të lartë arsimor. E si rrjedhojë të gjithë azilkërkuesit do të kthehen mbrapsht.Gjermania është krenare lidhur me traditën që kemi për pranimin e azilkërkuesve politike, por nuk mund të ofrojmë mundësi qëndrimi në Gjermani për azilantët ekonomike. Dëshiroj të theksoj gjithashtu se kjo tendencë e lëvizjeve emigruese përbën një barrë edhe për vetë vendet pasi ka një rëndëse në zhvillimin dhe perspektivën e tyre ekonomike. "Nga Elbasani ku sot ambasadori u prit nga kryetari i bashkisë Qazim Sejdini, Hoffman u ka bërë thirrje partive të hyjnë të gjitha në garën për zgjedhjet vendore, ndërsa ka vlerësuar pozitivisht ndarjen e re territoriale në Shqipëri."Nuk dëshiroj të komentoj klimen politike por të gjitha partite duhet të hyjnë në zgjedhjet lokale, pasi edhe reforma territoriale do fillojë të marre jetë, do fillojë të gjallërohet. Une mendoj që qëllimi kryesor i saj është riformësimi i struktures adiministrative në njësitë e ndryshme të vendit në mënyrën më efektive dhe mendoj se reforma territoriale është rruga e duhur drejt kësajMë herët Ambasadori Hofman, u ndal në Kompanine KURUM, ku njoh me investimet gjermane në nënstacionin elektrik nga drejtuesit e kompanisë turke./Oranews.tv/