Eksperimenti për Frrokun, tërhiqet Prokuroria e Krimeve të Rënda për arsye sigurie

Prokuroria e Krimeve të Renda teriheqet nga eksperimeti qe gjykata ka vendosur te kryehej pasditen e 25 shkurtit, per arsye sigurie.Nje dite pas vendimit te gjykates per te kryer ne terren nje nga provat qe rrezon ose jo alibine e te pandehurit ne kete procer, Arben Frroku, prokuroret mendojne se nuk ndihen te sigurt ne ekzekutimin e ketij testi.Edhe pse jane prokuroret ata qe kane ngritur nje akuze ndaj Frrokut, bazuar ne rrefimin e nje deshmitari okulare, ata jane terhequr nga kjo prove.Dyshimet e gjykates jane se eshte thuajse e pamundur qe nga vendi i ngjarjes , makina e autorit sic pretendon prokuroria te kete pershkruar rrugen nga Tirana ne piken e kalimit kufitar te Kapshices brenda 2 oreve.Prej kohesh Gjyakata e Krimeve te Renda ka qene ne pritje te nje pergjigje nga instituti mteroologjik, per te vendosur diten ku mund te kryehej eksperimenti me kushtet e njejta te motit me ato te dites se ngjares.Ne kete prove hetimore ishin caktuar te merrnin pjese, nje gjyqtare, nje prokurore dhe nje avoakt, por duket se edhe kjo prove do te mbetet e parealizuar dhe e kontestuar nga organi hetimit.Te merkuren pasdite, ne oren e njejte me ate te atentatit ndaj Dritan Lamajt, nje makine e ngjashme me ate te pandehurit Arben Frroku, do te mase me te njejten internerare qe pretendohet nga akuza se eshte bere largimi i Frrokut nga vendngjarja drejte Greqise.Arben Frroku pretendon se 2 ore pas krimit ai ka qene duke kaluar ne piken e kalimit kufitare te Kapshtices drejte Selanikut, ku dhe u  arrestua pas nje urdheri te policise shqiptare.Prokuroret e ceshjtes kane kerkuar nga gjykata qe kete prove hetimore ta kryejne nepermjet nje aparature sic eshte GPS-i, i cili mat rrugen dhe kohen qe ka pershkruar mjeti i atutorit te vrasjes diten e ngjarjes.