Ban Ki Moon përshëndet bisedimet Kosovë-Serbi

Raporti më i ri i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon për zhvillimet në Kosovë, ku përfshihet një periudhë regjistruese tre muajsh nga 16 tetori deri më 15 janar, përshëndet dialogun që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel si një progres i rëndësishëm.Ban Ki Moon thotë se dy liderët i kanë hyrë një procesi sfidues, por të rëndësishëm politik, me qëllim të zgjidhjes të çështjeve më të vështira të cilat frenojnë progresin në marrëdhëniet midis tyre.Shefi i Kombeve të Bashkuara thekson se ndonëse ekzistojnë shumë çështje ende të pazgjidhura, rivendosja e bisedimeve përbën një sinjal të fuqishëm se të dyja palët angazhohen për një dialog paqësor për tejkalimin e peshës së konfliktit të kaluar.Dialogun e rifilluar në tetor Ban Ki Moon e quan një ngritje të procesit nga niveli teknik në atë politik që ofron  mundësi të reja. Ai përshkruan edhe takimet pasuese më 7 nëntor dhe 4 dhjetor ku ishte biseduar për pikëkalimet . Në raport flitet edhe për bisedimet rreth zyrave reciproke ndërlidhëse që do të vendoseshin në kuadër të delegacioneve të BE-së në Prishtinë dhe Beograd.Për situatën në veri të vendit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së thotë se duhet të ketë një veprim dhe kujdes të koordinuar në mënyrë që të gjitha çështjet e vështira të zgjidhen me një vullnet të mirë që të shmangen tensionet e mëtejshme.