Greqia, Eurozona pranon, zgjat me 4 muaj planin e shpëtimit

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë aprovuar propozimin me planin e reformave që do të ndërmarrë Greqia për të përfituar nga shtyerja e programit të shpëtimit.Komisioneri europian, Valdis Dombrovskis bëri të ditur përmes një postimi në Twitter se tashmë mund të fillojnë procedurat e vendeve të eurogrupit për ratifikimin e marrëveshjes.Parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian pritet të votojnë shumë shpejt zgjatjen e programit, duke qenë se ai ekzistues përfundonte më 28 shkurt.Lista e reformave të kërkuara nga Eurozona për qeverinë greke mbërriti në mbrëmje megjithatë në kohë  dhe ministrant e financave të Eurozonës kanë vendosur të pranojnë. Për Athinën krijohet mundësia për të aprovuar zyrtarisht shtyerjen me katër muaj të programit të shpëtimit në pritje të një plani komplet të reformave.Varufakis: Lista eshte e mire Para miratimit ministri grek i financave, Janis Varufakis, tha se lista e dorëzuar nga qeveria e tij pranë eurogrupit është mjaft e mirë dhe duhet të aprovohej.Para nisjes së mbledhjes së kabinetit, Varufakis tha se gjithçka do të shkojë mirë dhe se në këto çaste duhej optimizëm dhe efiçencë. Edhe pse ka pasur zëra për kundërshtime brenda partisë mbi listën e dorëzuar, pjestarët e qeverisë thanë se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se strategjia e saj ishte e qartë.Edhe shefi i eurogrupit, Jerun Dajselblum tha se Athina ka pranuar të ndërmarrë reforma, por paralajmëroi se do të duhet pak kohë para se propozimet të aprovohen.Nëse ekspertët e Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar do t'i aprovojnë propozimet, gjatë dites pritet që të ketë një telekonferencë për të aprovuar zyrtarisht shtyerjen me katër muaj të programit të shpëtimit./Oranews.tv/