Kryetar bashkie vetëm për 8 vjet, Fino propozon kufizimin e mandatit
Bashkim Fino i cili në karrierën e tij politike ka drejtuar bashki por edhe qeverinë ka njoftuar një lëvizje ligjore ku do të përcaktohet e drejta për zgjedhjen e vendorëve vetëm në dy mandate.Sot gjatë diskutimit të ligjit për qeverisjen vendore deputeti socialist deklaroi se shumë shpejt do të sjell një amendim ligjor për këtë çështje.Bashkim Fino: “Unë jam që kryetari i bashkisë pas kësaj që do vijë për 21 qershor të zgjidhet 2 herë. Katërvjeçarin që nis më 21 qrshor të këtij viti dhe një 4 vjeçar tjetër dhe më pas të mos zgjidhet më”Në komision pati diskutime edhe në lidhje me zgjedhjen e këshillave të qarkut pasi sipas deputetit Oerd Bylykbashi zgjedhja e tyre duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë.Edhe për këtë cështje deputeti Fino kërkoi që të ndryshohej Kushtetuta dhe zgjedhja e tyre të bëhet me votë të drejtpërdrejt nga populli.Oerd Bylykbashi: “Nëse bëhet kjo zgjidhje që propozojmë si opozitë nuk shtrohet më ky problem. Ndërruan maxhorancat këshilltarët e qarkut nuk ndryshojnë mëBashkim Fino: Për qarqet kam dy mendime. Ose ti shkrijmë fare ose ti bëjmë qarqe të forta rajonale, me zgjedhje të drejtëpërdrejtë nga populli.Projektligji për qeverisjen vendore u miratua vetëm me votat e mazhorancës ./Oranews.tv/