Kosova akuzon Serbinë, Hyseni: Po lehtëson eksodin nga Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni ka akuzuar Serbinë se e lehtëson eksodin masiv të shqiptarëve të Kosovës, në të njejtën ditë që një foshnje 18-muajshe raportohet të ketë ndërruar jetë në kufirin serbo-hungarez, ndërsa familja e saj po përpiqej të kalonte ilegalisht.Hyseni gjithashtu paralajmëroi të gjithë të larguarit se do të kthehen sërish, edhe më të varfër se sa ikën, por shtoi se kjo nuk do ta pengojë qeverinë që të lobojë për liberalizimin e vizave me vendet europiane, pasi e konsideron të padtrejtë izolimin e shtetit më të ri në kontinent."Migrimi ilegal po ndodh kryesisht si pasoj e gjendjes jo të mirë socio-ekonomike në vend, por gjithsesi edhe korridori i hapur nëpërmjet Serbisë po e nxinë dhe po e mundëson një migrim të tillë fare e shohim sepse qytetarët e Kosovës po kanë mundësi sot që me letërnjoftim të thjeshtë të kalojnë kufirin Kosovë-Serbi dhe të arrijnë në kufirin të zonës shengen."Unë po e përsërisë me zë të lartë dhe të qartë, qytetarët e Kosovës që migrojnë ilegalisht do të kthehen na pëlqeu kjo ne apo nuk na pëlqeu, por në të njëjtën kohë do të insistojmë te vendet e bashkimit evropian sidomos te vendet e zonës shenjen që migrimi ilegal nuk duhet të mbahet si parakusht i pakalueshëm për liberalizimin e vizave"Në të njejtën ditë, Hyseni nënshkroi një memorandum me shefin e Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, për bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar. Shefi i kësaj agjencia, Stefen Benet, nga Prishtina tha se ky memorandum shihetsinjë hap përpara në luftën ndaj trafikantëve ndërkombëtare dhe korrupsionit."Britania e Madhe dhe Kosova kanë bashkëpunuar më sukses në çështjet e krimit të organizuar por ky memorandum mirëkuptimi do të thotë se ne mund ta forcojmë atë marrëdhënie. Ky përçon një mesazh të fortë tek të gjithë ata kriminel në këtë rajon se Britania dhe Kosova janë të bashkuara për t'i minuar ata kurdo që t'ju jepet rasti", tha Bennet.Memorandumi u nënshkrua vetëm pak ditë pas publikimit të statistikave të të burgosurve në Britaninë e Madhe, ku shqiptarët zinin vendin e tretë, kryesisht të burgosur për trafikim droge dhe mashtrime.