Terror në Çeki, një i armatosur vret 8 persona më pas qëllohet nga policia
Të paktën tetë persona janë vrarë si pasojë e një sulmi në lindje të Republikës Çeke. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në qytetin Uhersky Brod, ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një restorant, në kohën e drekës.Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që sulmuesi raportohet të jetë vrarë nga policia.Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë deklaruar për mediat vendase, se në kohën e sulmit, në restorant ndodheshin 20 klientë.Fillimisht policia konfimoi sulmin e ndodhur 300 kilometër larg kryeqytetit të Pragës, dhe pak më vonë zyrtarizoi edhe numrin e viktimave.Kryetari i komunës së Uhersky Brod tha për televizionin shtetëror çek se i dyshuari, i cili mund të ketë përdorur dy armë, ishte një banor i zonës, rreth moshësh 60 vjecare. [metaslider id=469935]