Fier, Rama: Projekt për ndërtimin e serave me standarde të larta
I rikthyer në Fier, këtë radhë për dëmshpërblimin e banorëve që iu shkatërruan serat nga përmbytja, kryeministri është përballur me zemëratën e fermerëve që iu shkatërruan të mbjellat në bujqësi nga furia e ujit.Teksa përshkonte baltën e fshatit, kryeministri sqaroi fermerët se në bashkëpunim me USAID në këtë zonë me sera të dëmtuar nga lumi Vjosa do të implementohet projekti i qevrisë amerikane prej 750 mijë dollarësh.Edi Rama: “Një katastrofe për gjithë këta njerëz dhe jemi këtu për ta mbajtur këtë angazhim. Të gjitha serat e dëmtuara nga përmbytja do të rindërtohen, me një projekt që synon dhe do të arrijë përmes ekspertizës më të mirë dhe financimit të plotë të projektit që serat e rindërtuara të jenë me standard shumë më të lartë se sa ato ekzistueset. Ky ka qenë angazhimi ynë dhe ja ku jemi. Këta jemi ne, themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi."Drejtori i USAID për Shqipërinë Marcus Johnson vlerësoi se në ditët në vijim do të bëhet edhe demonstrimi i projektit.Marcus Johnson : “Është bërë një marrëveshje prej 750 mijë dollarë për të ndihmuar fermerët dhe në ditët që do të vijnë ne do të bëjmë një demonstrim të kësaj marrëveshjeje, pikërisht në këtë zonë, për të parë se si mund të përmirësojmë serat, çfarë teknologjie mund të përdorim. Kemi bërë një marrëveshje dhe deri në shtator do të ketë një situatë më të mirë dhe një infrastrukturë më të mirë. Ne jemi duke punuar me OJQ shqiptare, për të sjellë ekspertizën, për të bërë trajnimet e nevojshme për të parë mundësinë për të ndërtuar më mirë se ç'ishte më pare.”Rama i shoqëruar nga minisitri i bujqësisë Edmond Panariti tha se paralelisht me demshpërblimet do të nisë puna për ndërhyrjen në argjinaturën e vjosës por edhe për zhbllokimin e kanaleve të kullimit.Edi Rama: “Do të fillojmë procesin e zhbllokimit të kanaleve të kullimit të bllokuara 20 vjet me radhë dhe që askush nuk kishte menduar të vinte dorë më parë. Kemi zhbllokuar gjatë kësaj periudhe 1 e gjysmë vjeçare më shumë kanale se sa në 20 vite të marra së bashku, por sigurisht ka ende shumë punë për të bërë. Ne jemi të vetëdijshëm ta përballojmë këtë punë me suksesin më të plotë.Edmond Panariti: “Paralelisht do të ndërhyjmë në argjinaturën e lumit për të penguar që Vjosa të dalë nga shtrati. Do të bëjmë ndërhyrje të kombinuar, duke rivendosur kapacitetet e dëmtuara dhe duke penguar natyrisht vërshimet e reja të lumit. “Ne zonen e Kafaraj janë evidentuar të dëmtuara dhe shkatërruara plotësisht rreth 5 ha me sera luleshtrydhe, përvec dhjetëra ha tokë bujqësore që u përmbytën gjatë vërshimit të lumit Vjosë.