Suedia përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Suedia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ka ofruar ndihmë në luftimin e fenomenit të rritjes së azilkërkuesve. Por gjatë vizitës në Prishtinë, kryeparlamentari i vendit skandinav, Urban Ahlin, paralajmëroi se largimi masiv i qytetarëve të Kosovës nuk ndihmon në proceset integruese në Bashkimin Europian."Suedia dëshiron që të gjithë popujve t'iu jep mundësi që të lëvizin lirshëm. Kemi parë që numri i azilkërkuesve nga Kosova në Suedi po rritet dhe që nga fillimi i këtij viti, rreth 50 mijë qytetarë kanë kërkuar azil në Suedi. Ky fakt nuk i ndihmon procesit të liberalizimit të vizave për arsye se në këtë rast ngrihet pyetja se sa do të rritet ky numër në çastin që qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm.Përveç se me homologun Kadri Veseli, Ahlin u takua me autoritetet e tjera shtetërore, presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Isa Mustafa, si dhe përfaqësuesuit e opozistës, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Bujupin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.