HEC-et e vegjël kërkojnë rritje të çmimit të energjisë që i shesin KESH-it

Investitorët e HEC-eve të vegjël janë shprehur kundër vendimit të qeverisë për çmimin e vendosur. Duke folur në komisionin e Verimtarive Giordano Gorini Kreu i shoqatës u shpreh se është e nevojshme që të krijohet një grup pune i përbashkët për të vendosur  një  plan më aftatgjatë. Çmimi me të cilin  i shesin KESH-it energjinë  sipas investitorëve nuk  mund të mbuloj as shpenzimet.Duhet një ligj  i ri për energjinë  e rinovueshme. Gjithashtu  duhet të  ngrihet një grup pune i përbashkët i cili të vendos më pas  në bazë të tregut dhe nevojave që ka ky sektor.Giordano Gorini: “Duhen rregulla të të qarta  pasi nëse nuk  ka rregulla atëherë nuk vjen njeri të investojë në Shqipëri.Po ashtu edhe çmimi I vendosur për të shitur energjinë  nuk është I duhuri pasi nuk  na lejon që të mbulojmë shpenzimet kryesore apo bankat për kreditë e marra.Ne jemi investitorë që kemi realizuar rreth 500 milion euro investime.“Gjatë diskutimit të  ligjit për energjinë Administratori i Konfindustrisë I kërkoi deputetëve që të shtyhet me disa vite dalja nga skema e bizneseve nën 35 kw.Të njëjtin  qëndrim prodhuesit e vegjël mbajtën edhe në një konferencë  pas mbylljes së komisionit.Ministria e Energjisë  deklaron  se është rene dakord pas shume negociatash, që çmimi i blerjes nga KESH, të jetë mesatarisht 7.64 lek për kilovat/ore, nga 6.6 që ishte vendosur nga qeveria nëntorin e kaluar dhe nuk do të ketë më lëshime ndërkohë që  së shpejti do të nisë edhe hartimi I ligjit të ri për energjinë e rinovueshme.