Dorëheqja e Shkëmbit, Berisha: Rama e kërcënoi me hekura. PD : Iku duke gënjyer

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka akuzuar kryetarin e Pogradecit Artan Shkembi, i cili sot dha dorëheqjen se u largua duke gënjyer.Në një dalje për mediat nga seliau blu, Spaho tha se në kohën e qeverisjes së PD, Bashkia e Pogradecit ka marrë mbi 739 mln lekë për investime në infrastrukturë dhe shërbime të tjera.Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha deklaron se Shkembi dha dorëheqjen pas kërcënimit nga Rama: "doreheqje ose hekura"Viktima e radhes! Pas tij kush eshte tjetri?!?!Sot para mediave nga selia mavi, Artan Shkembi, kryetar bashkie ne tre mandate i PS ne qytetin e Pogradecit, dorezoi koken ne tepsi ne seline e PS. Shkembi, i trembur deri ne palce dhe i grimosur me kujdes, njoftoi se po jepte doreheqjen 4 muaj para kohe per te lene keshtu bashkine e Pogradecit pa kryetar te zgjedhur te pakten per 6 muaj. Burime nga PS njoftojne se vendimi i Shkembit u mor pas ultimatumit qe i dha Rama, "doreheqje ose hekura", nje muaj me pare.Baze per kercenimin e Rames per t'i rezervuar Shkembit fatin e Gjikes, ishte leja qe vet Shkembi kishte dhene per ndertimin e nje piste prej 150 m ne thellesi te gjolit. Me mekanizmin burg pa afat ose doreheqje duket se Rama se shpejti spastron bashkite e Gjirokastres, Beratit, Fierit, Elbasanit, pra perkatesisht nga Flamur Bine, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo,Qazim Sejdini. Ne fakt kjo eshte shkerrmoqja e PS ne baze apo spastrimi i saj nga drejtuesit socialist te bazes!! sb

 Deklarata e Edmond SpahosKryetari në ikje i Bashkisë së Pogradecit zgjodhi ta mbyllë karrierën duke gënjyer publikisht. Në raste të tilla, një politikan, një i zgjedhur duhet të reflektojë e të tregojë me shumë respekt për të vërtetën, por jo të thotë se nuk ka marrë asnjë lek investime gjatë qeverisjes së demokratëve në periudhën 2006-2013.Për t'i freskuar memorjen mikut të sapolindur të Edi Ramës po i kujtoj investimet që ka marrë rrethi dhe bashkia e Pogradecit për periudhën 2006-2013:
  1.  Infrastruktura vendore, sistemim dhe asfaltim rrugësh në Bashkinë Pogradec dhe komunat Buçimas, Çërravë, Dardhas, Udënisht, Velçan, Proptisht, Trebinjë, 26 projekte, me vlerë 417.666.395 lekë.
  2.  Ujesjellës-Kanalizime në komunat Çërrave, Ptroptisht, Udënisht, Dardhas, Buçimas, Trebinjë, 12 projekte me vlerë 102.278.515 lekë.
  3.  Ndërtim shkollash të reja dhe rikonstruksione të atyre ekzistuese në Bashkinë Pogradec, komunat Çërrave, Dardhas, Udënisht, Propotisht, Trebinjë, Buçimas, Velçan, 20 projekte me vlerë 195.592.732.
  4.  Ambulanca dhe qendra shëndetësore në komunat Çërravë, Dardhas, Udënisht, Proptisht, Trebinjë, Buçimas, Velçan, 17 objekte me vlerë 23.594.872.
Në total të gjithë këto projekte kapin vlerën 739.132.514 lekë.Veç sa më sipër, rilindasit më të ri të ekipit të Edi Ramës, do i kujtojmë projektet për qytetin e Pogradecit në të cilat ai ka marrë pjesë në inagurim dhe madje ka falenderuar qeverisjen e demokratëve që bëri të mundur realizimin e:
  1.  Ujësjellsit Pogradec dhe impiantin e mbledhjes dhe përpunimit të Ujërave të Zeza, 53.000.000 Euro financuar nga KFË dhe Fondi Zviceran për Zhvillim nga të cilat 40 milionë euro të përfunduara dhe 13 milion euro në proces.
  2.  Rruga Qafë Thane-Lin 305.731.000 lekë
  3.  Rruga Lin-Pogradec 2.055.522.000, projekt i cili vazhdon punimet
 I kujtojmë Rrugën Qukës-Mokër-Qafë Plloçë financuar nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit prej 125.000.000 dollarë e cila nuk ka filluar edhe dy vjet pas sigurimit të financimit nga qeverisja e mëparshme.Nëse duhej ti shpëtonte procedimit penal për të cilin e kishte kërcënuar Edi Rama, duke sharë qeverinë e mëparshme, kjo është çështje e tij. Qytetarët e Pogradecit e dinë të vërtetën, e dinë shumë mirë dhe i kanë prekur nga afër projektet e mbështetura nga qeveria e demokratëve.Artan Shkembi iku si kryebashkiak pa e mësuar një shprehje që e përdorin shpesh në Pogradec. Karakteri nuk gjendet në rrugë, sepse nuk e ka humbur njeri.