Malaj-Mësuesve: Nëse blini kredite për kualifikim do largoheni nga puna

Detyrimi për të siguruar kreditet ka ngritur një skemë të re abuzimi në sistemin arsimor. Për të qenë në rregull me vendin e punës dhe për tju nënshtruar atestimit shumë mësues kanë zgjedhur një rrugë aspak ligjore duke blerë kredite.Ky fakt është pranuar edhe nga numri 2 i Ministrisë së Arsimit, Nora Malaj e cila paralajmëroi largim të mësuesve në rast se faktohen abuzimet, ndërsa agjencitë që do të lejojnë blerjen e krediteve do t’u hiiqet e drejta e aktivitetit.Nora Malaj: “Jo vetëm është abuzuar, por fatkeqësisht kemi informacine se jo me larg se para 3 ditësh kemi përsëri abuzivitete dhe blerje kreditesh. Me këtë rast dua t’ju bëj thirrje të gjithë mësuesve; ju lutem mos blini kredite, është turp të blesh kredite kur ti normalisht duhet të bësh një kualifikim. Jemi në fazën e monitorimit të rreptë të të gjitha subjekteve. Nëse do konstatojmë një subject të vetëm, i cili shet kualifikime atij subjekti do t’i mbyllet aktiviteti.”Ministria e Arsimit sqaron se nuk bëhet fjalë për 6 kredite, nuk ka një numër fiks ndërsa të gjitha vlerësimet e nevojshme do të bëhen brenda një dite.Nora Malaj: “Nuk do të ketë shitje kreditesh, por do të ketë kualifikim të plotë ku mësuesi duhet të marrë kualifikimin e tyre. Nuk ka rëndësi sa kredite merr, ka rëndësi sa kualifikime ai realizon dhe ne kemi nxjerrë një udhëzim të fundit i cili thotë që kualifikimi i mësuesve duhet të bëhet brenda një dite.”Ministria e Arsimit thotë se ka nisur një proces monitorimii në të gjitha shkollat në vend për të shmangur të tilla abuzime.Janë mbi 35 mijë mesues në arsimin parauniversitar që duhet të marrin kreditet për të vijuar me punën apo me testimin.Kreditet merren nga Agjencitë e akredituara nga Ministria e Arsimit sipas strategjisë 2013-2015. Kreditet përfshijnë trajnimet e mësuesve apo në takime dhe konferenca.