Dhuna ndaj Strazimirit, Gjykata e Lartë merr videon si provë

Gjykata e Lartë vendosi sot të marrë si provë videon e dhunës në parlament ndaj deputeti Gent Strazimiri, duke rrëzuar kërkesën e socialistit Pjerin Ndreu. Po ashtu, gjykata do të administrojë si provë edhe vendimin e drejtësisë italiane për deputetin Arben Ndoka, i gjykuar për një vepër kriminale në shtetin fqinj.Tiranë- Gjykata e Lartë ka siguruar të tjera dëshmi në lidhje me dhunën e ushtruar në paradhomat e sallës së Kuvendit. Armando Prenga dhe Parid Cara kanë dëshmuar atë çka kanë parë gjatë sherrit mes deputetëve Strazimiri, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.Në dëshminë e tij deputeti Prenga tha se gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, Strazimiri ka fyer deputetët duke u bërë shkak për nxitjen e dhunës.Sipas tij fjalimi i tij ishte denigrues për të gjithë deputetët.Ai tha se pas fjalimit ka degjuar Strazimirin të bërtiste në korridoret e Kuvendit. Ai tha se nuk e ka parë deputetin Ndreu të qëllojë Strazimirin.Pas seancës deputeti Arben Ndoka u përgjigj edhe për provat që kjo gjykatë ka administruar tashmë, mes të cilave edhe një vendim i gjykatës italiane e cila e ka dënuar atë për një vepër penale.Arben Ndoka: “ Këto lloj episodesh kanë ndodhur në të gjithë parlamentet e Europës, në të gjitha legjislaturat e parlamentit shqiptar, gjithashtu edhe në parlamentet e Ballkanit. Deputeti Strazimiri ka qenë protagonist i disa konflikteve fizike në ambjentet e brendshme të Parlamentit dhe Kryesisë së Kuvendit njëkohësisht me disa deputetë të tjerë. Absolutisht nuk jam dakord me kualifikimin ligjor të aktit nga ana e Prokurorisë, gjithsesi mbetet në vlerësimin e Gjykatës. Le të vazhdojnë të përdorin dokumenta selektivë ashtu siç i kanë përdorur gjatë gjashtë muajve”.Avokati i Pjerin Ndreut, i pandehur në këtë proçes kërkoi që video të mos merret si provë për gjykatën, ndërsa gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.Në këtë proçes penal pritet të dëshmojë edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashki.Oerd Bylybashi: “ Ajo që doli sot e qartë nga dëshmitë që u parqitën është se goditja e deputetit Strazimiri është bërë për shkak të detyrës. U rrëzua çdo tentativë e avokatëve dhe atyre deputetëve që duan të bëjnë avokatin e asaj ngjarje kriminale që ndodhi në parlamentin e Shqipërisë, për të fshehur para drejtësisë atë që kanë parë me sytë e tyre të gjithë shqiptarët”.Hetimet ndaj dy deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu nisën pas kallzimit të grupit parlamentar të PD me 14 korrik në Prokurorinë e Përgjithshme.Në këtë kallzim thuhet se në 10 korrik 2014 në ambienet e Kuvendit të Shipërisë, dy depuetët socilistë goditën per shkak të detyres deputetin demokrat, Gent Strazimiri, pas deklaratave të tij se deputetë të denuar nga gjykata ushtrojnë detyren në Kuvendin e Shqiperise.