Arben Çejku ne Ballkan Magazine: Afera e përgjimeve në Maqedoni - 23 Shkurt 2015
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2015, 20:12
Ne studion e Ballkan Magazine u u fol per situaten ne Maqedoni: Pergjimet dhe konfliktet mes pozitës se kryeministrit Gruevski dhe opozitës. I ftuar ne studion e Ballkan Magazine, ish ambasadori shqiptar ne Maqedoni Arben Cejku ndër të tjera tha: " Pergjimet kane tronditur të gjithë institucionet por dhe opinionin vendas e ndërkombëtar. Kemi një ballafaqim dhe luftë verbale mes dy partive të mëdha Kjo luftë verbale dhe politike është pasuar me një konfrontim institucional dhe ajo që e ka pësuar më tepër është dalja e informacioneve të sigurisë publike. Tregojnë se ka një rrjedhje dhe zbehje të institucioneve të sigurisë publike në Maqedoni dhe kjo është më e ndjeshme.