25 vjet nga rrëzimi i komunizmit, Nishani: Politika të bashkohet
Në një konferencë për shtyp, të kthyera tashmë në të zakonta për kreun e shtetit, Bujar Nishani ka adresuar një listë kërkesash për të shenuar 25 vjetorin e rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, duke u kujdesuar që të lërë detyra edhe për qeverinë e Edi Ramës, edhe për Bashkinë e Lulzim Bashës.Bujar Nishani: “Do t’i sugjeroja Parlamentit që me ligj të veçantë të kishim një datë, një ditë, e cila të ishte dita e përkujtimeve të krimeve të komunizmit në Shqipëri. Kjo datë mund të ishte në diskutim në parlament por edhe me grupet e interesit. Lëvizja e dhjetorit meriton të jetësohet me një monument në Tiranë, e cila të jetë një angazhim i Bashkisë në bashkëpunim me qeverinë dhe shoqatat e të përndjekurve.Kujtimi i krimeve të komunizmit, meriton një ditë kombëtare, thotë Presidenti i Republikës, sikundër edhe lëvizja e dhjetorit, një monument në kryeqytet.Duke e konsideruar këtë 25 vjetor të komunizmit, si vitin e duhur për hapjen e dosjeve, kreu i shtetit kërkoi një ligj të plotë, që të përfshijë edhe lustracionin. Megjithatë, varianti që pritet të vijë në Kuvend nga qeveria, nuk e parashikon lustracionin, në përgjje të Ora News, Nishani tha se ligji do të mbajë gjithësesi firmën e tij.Bujar Nishani: “Pavarëssisht dimensionit që do të përmbajë një ligj që ka të bëjë me hapjen e dosjeve dhe lustracionit do të ketë mbështetjen e Presidentit dhe do të firmoset. Ajo që unë kërkoj dhe sugjeroj është që të kemi një ligj të plotë të hapjes së dosjeve jo vetëm për ata që e ndërtuan atë mekanizëm kriminal, për të cilën unë mendoj se është koha që Shqipëria edhe me asistencën ndërkombëtare të kërkojë hetim dhe gjykim penal.”Presidenti i Republikës, deklaroi gjithashtu se nuk do të kundërshtojë ndryshimet që do vijnë nga legjislativi për reformën në drejtësii, përfshirë edhe propozimin që i heq presidentit të drejtën për të qenë kreu i KLD.Bujar Nishani: “Cdo ndryshim të jetë në përputhje me standard dhe lartësinë që meriton shteti i së drejtës, shteti i lirë dhe demokraci funksionale.”