Tenderi për sterilizimin, PD: 96 mld lekë shkojnë për mikun e Ramës
Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë për abuzime me tenderin për sterilizimin e veglave kirurgjikale. Në një dalje për mediat nga selia blu, kordinatorja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma tha se 96 miliardë lekë shkojnë për mikun e ngushtë të Edi Ramës.Grida Duma: 96 miliardë lekë janë një shumë që e tejkalon disa herë koston e këtij shërbimi. Sipas specialistëve të fushës, norma e fitimit në këtë rast është të paktën 70%.Pra miku i Edi Ramës që do të fitojë këtë koncesion, do majmet me të paktën 67 miliardë lekë.Mungesa e transparencës është premisa e parë që tregon se 96 miliardë lekët janë projektuar tashmë, dhe fituesi me siguri është paracaktuar.Por sikur dëmi të ishte vetëm miliardat e lekëve kjo do të ishte një pjesë e të keqes, dëmi është edhe më i rëndë sepse ky koncesion i zëvendëson profesionistët që të paktën sot mbajnë përgjegjësi ligjore, me një operator privat, cka krijon më shumë pasiguri shëndetësore.Edi Rama po lëshon një pas një të tilla koncesione, një pas një po ndan të tilla shuma marramendëse me miqtë e tij. Korrupsion tashmë jo me pasoja të tërthorta për jetën e njërëzve, por të drejtëpërdrejta.Partia Demokratike i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky projekt abuziv, korruptiv.Ne i bëjmë me dije sot kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë, se kur drejtësia të vijë, do të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e abuzimin e pafre me paratë e qytetarëve të vendit.