Misteri, 4 muaj para zgjedhjeve, dorëhiqet kryebashkiaku i Pogradecit, Artan Shkembi
Lajmin e dorëheqjes si kryebashkiak i Pogradecit, Artan Shkëmbi nuk e dha nga Bashkia që ka drejtuar prej 3 mandatesh, por në selinë e PS. Duket se vendimi ka qenë i mirëkoordinuar me lidershipin e PS, për të cilin Shkëmbi nuk i kurseu falenderimet. Por për arsyet e dorëheqjes, u tregua i kursyer, duke lënë kështu enigmë tërheqjen e tij nga detyra, vetëm 4 muaj para zgjedhjeveNjë mesazh, i artikuluar nga Shkëmbi, por në selinë qendore të socialistëve, erdhi edhe për ta kryebashkiak që nuk do të rikandidohen më nga PSArtan Shkembi: “Zgjodha këtë dite sot për t'ju thëne të gjithëve se unë do t'i paraqes dorëheqjen time nga detyra Kryeministrit Edi Rama. Sepse dua ta lë tërësisht të lirë rrugën për zgjedhjen e një kandidati apo kandidateje të re për të vazhduar punën time.Nuk dua të pengoj dhe as të influencoj në këtë zgjedhje të rëndësishme, aq më tepër në kushtet kur pas riorganizimit territorial bashkia e re ka një hapësirë shumë më të madhe përgjegjësie dhe sfidash për të përballuar”.Duke paralajmeruar se do kete te tjere vendorë që nuk do të rikandidohen nga Partia Socialiste, kryebashkiaku i Pogradecit lëshoi këtë mesazh.“Dua pse jo të jap edhe një mesazh modest mirënjohjeje dhe përgjegjshmërie ndaj forcës sime politike, i cili mbase mund t'iu vlejë qindra të zgjedhurve që janë votuar falë mbështetjes së PS por që nuk do të jenë dot më kandidatë.Jo vetëm s'kemi lindur për t'u plakur në karriget ku na kanë ulur të tjerët, por kemi detyrimin t'ia kthejmë familjes sonë politike investimin e bërë për ne, me gatishmërinë për të vazhduar t'i shërbejmë qoftë edhe si komisionerë të thjeshtë në zgjedhje”.Për qëndrimin tre mandate radhazi në krye të Bashkisë Pogradec, Shkëmbi adresoi falenderime ndaj PS dhe Edi Ramës, por dhe pogradecarëve që i besuan votën. Ndërsa për mosrealizimet fajëson qeverinë e djathtë dhe Sali Berishën, që sipas tij nuk dha asnjë qindarkë për këtë qytet.“Sigurisht që pa PS dhe Edi Ramen une nuk do te isha dot kryebashkiaku i qytetit tim, por pa qytetaret e Pogradecit dhe mbështetjen e tyre të pakursyer për më shumë së një dekade, unë nuk do të isha ky që jam sot. Dhashë gjithë çfarë munda e dija për të bërë më të mirën për qytetin tonë. Jam krenar për gjithçka kemi arritur të ndryshojmë. Jam zemërthyer për disa gjëra që nuk arritëm të bëjmë dot sepse mundësitë tona financiare nuk na e lejuan dhe Sali Berisha u soll me Pogradecin si armiku më i betuar i historisë së qytetit tonë, duke mos firmosur asnjë qindarkë për projektet e panumërta që i çuam.Jam i përulur përpara çdo votuesi që më ka besuar qoftë edhe njëherë për çdo zhgënjim që mund të kem krijuar pa dashjen time. Dhe u kërkoj ndjesë për çfarëdo gabimi që me siguri mund të kem bërë në kaq shumë vite pune të vështirë, plot pasion po edhe plot probleme për tu zgjidhur. U jam mirënjohës gjithë jetën pogradecareve dhe njerëzve të skuadrës sime në bashkinë e qytetit. Që nga nënkryetarët e deri tek pastruesit e qytetit pa asnjë dallim”.Dorëheqjen e Shkëmbit, zëra pranë së majtës e lidhim me mundësinë që në 21 qershor, bashkia e Pogradeci t’i lihet një kandidati që vjen nga radhët e LSI.