Ndarja e re territoriale, PDIU ndjehet e favorizuar për dy Bashki në jug

PDIU shfaq ambiciet për Bashkitë e jugut, të Konispolit dhe të Sarandës, ku sipas përfaqësuesve të kësaj partie një pjesë e konsiderueshme e banorëve janë të komunitetit çam. Deputeti Tahiri pas takimit me strukturat e PDIU dega Sarandë ka mohuar që brenda kësaj force me 5 deputetë në parlament të ketë përçarje.Sarandë- Me ndarjen e re territoriale, PDIU ka shfaqur ambicien për ta nxjerrë nga radhët e saj kryetarin e ri të Bashkisë së Konispolit dhe jo vetëm.Deputeti çam Dashamir Tahiri, theksoi se kjo parti që sot ka 5 deputetë në parlament, synon edhe Bashkinë e Sarandës.Përfaqësuesit e PDIU kanë qenë në Sarandë në një takim me strukturat e kësaj partie të degës, ku kanë parashtruar mënyrën e organizimit për garën elektorale të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.