Shpërthimet me tritol në kryeqytet, Llalla: Hetimet janë drejt fundit
Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Shkodra ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë përfundime konkrete nga hetimet për shpërthimet me tritol në kryeqytet. Në përurimin e ambienteve të reja të Prokurorisë së Shkodrës, ambasadori i Britanisë tha se kohët e fundit harmonia fetare është prishuar nga celulat që kanë lidhje me Sirinë.Shkodër-Terrori i tritolit që goditi edhe familjen e ministrit Tahiri shumë shpejt do të ketë para drejtësisë përgjegjësit. Kjo të paktën është lënë të kuptohet nga kryeprokrurori i vendit Adriatik Llalla, i cili foli për ngjarjet e fundit nga Shkodra.Ambasadori britanik ka qënë i drejtëpërdrejtë kur alarmoi strukturat e shtetit me rrezikun që i kanoset vendit nga celulat xhihadiste që organizohen në Shqipëri e luftojnë më pas në Siri.Adriatik Llalla: Prokuroria shqiptare për të gjitha ngjarjet ka filluar dhe po vijohn hetimet me të gjitha strukturat shtetërore që ka në varësi, policinë e shtetit, SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi të dhëna konkrete për ngjarjet për të cilat kanë shqetësuar dhe kanë tronditur vendin. Nicholas Cannon : " Një nga traditat më të rëndëishme shqiptare është harmonia fetare, të cilën ju duhet ta mbroni, por kohët e fundit ajo është prishur për shkak të këtyre personave që predikojnë të shkojnë të luftojnë për xhihadin në Siri. Edhe Papa vetë e ka theksuar harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri dhe duhet mbrojtur nga këto fenimene. Duket se deri tani strukturat shtetërore e kanë luftuar këtë fenomen në mënyrë efektive. Por është një luftë që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkon përtej kufijve të një shteti"Deklaratat e forta të Lallës dhe diplomatit britanik u bënë pas ceremonisë së përurimit të prokurorisë së Shkodrës, një investim i qeverisë shqiptare.