Durrës, 'Kurum' ndihma për zonat e përmbytura
Durrës Conteiner Terminal sh.a. pjesë e Kurum group, i është bashkuar apelit të autoritetit portual të Durrësit për të kontribuar për familjet e prekura nga përmbytja në Fier.Durrës Conteiner Terminal sh.a. që operon me konçension në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit ka kontribuar në mënyrë monetare, për zonat e përmbytura në Fier.Drejtori i Përgjithshëm i Terminalit të Konteniereve në Durres, Mesut Ynar, vlerësoi se kompania që ai drejton pjesë e Kurum group, do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë komunitete në nevojë ,per t’i zbutur sado pak problemet qe ata kanë.Mesut Yannar : “Durrës Contenier Terminal, është nje nga kompanite e sukseshme që operon në portin e Durrësit dhe që ka dhënë shpesh ndihma të kësaj natyre humanitare për komunitete në nevojë. Si pjesë e Kurum Group u solidarizuam me familjet e prekura nga përmbytjet duke i mbeshtetur financiarisht. Kjo kompani do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë komunitete në nevojë ,per t’i zbutur sado pak problemet që ata kanë”.Rreth 34 tonë ndihma kryesisht ushqime e veshmbathje, për banorët, por edhe bazë ushqimore për bagëtinë, u nisën drejt Fierit, falë kontributit të operatorëve privatë në Portin e Durrësit.