Banesat në bregdet, Artan Lame: 60 ditë kohë për blerjen e truallit

Rreth 5 mijë apartamente të ndërtuara e më pas të shitura në zonat bregdetare, tashmë do kenë mundësi që të paisen me çertifikatë pronësie.Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka shpjeguar se është vendosur një afat prej 60 ditësh brenda të cilit qytetarët mund të paraqesin kërkesat për blerjen e truallit.Tiranë- Qytetarët që kanë blerë apartamente në bregdet nga subjekte ndërtuese të cilët kanë ndërtuar me leje por nuk kanë pronësi mbi truallin, do të kenë mundësi që ti ligjërojnë ato.Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, deklaroi se janë rreth 5 mijë apartamente të blera nga qytetarët për të cilat nuk është lëshuar çertifikata e pronësisë. Këto ndërtime janë në zonën e Velipojës, Gjirit të Lalzit,Golemit dhe Velipojës.“Sot do të dalim përpara publikut për të deklaruar hapjen e afatit të ri për paraqitjen e kërkesave për blerjen e truallit nga ana e qytetarëve, që do mundësonte më pas regjistrimin në zyrat e regjistrimit të pasurive të pronës së tyre si të ligjshme.Nga evidentimi faktik rezulton që deri tani kanë aplikuar pranë nesh 91 subjekte për rreth 1200 apartamente të përfshira në këtë kategori, që i kanë blerë qytetarë e nuk mund t’i regjistrojnë në hipoteka.Por nga ana tjetër janë disa qindra subjekte të tjera, me rreth 4-5 mijë apartamente të ndërtuara e të shitura qytetarëve, të cilët nuk mund t’i regjistrojnë këto prona sepse nuk kanë mundur t’i deklarojnë me ligjin e 2009-s.Këto apartamente gjenden të ndërtuara kryesisht në plazhet e Velipojës, në zonën e Gjirit të Lalzit, dhe pjesa masive e tyre në zonat e plazhit të Golemit, Shkëmbit të Kavajës dhe Malit të Robit.Të gjithë qytetarët që kanë blerë në bregdet apartamente nga subjekte ndërtues që nuk kanë pronësi mbi truallin, të paraqiten në zyrat tona për të aplikuar për këtë qëllim”.Afati i deklarimit për qytetarët që kanë blerë apartamente por nuk kanë marrë çertifikatën e pronësisë do jetë reth 60 ditë duke filluar prej ditës së hënë.Një proçedurë e tillë është hapur edhe në vitin 2009, por gjatë kësaj periudhe arritën të përfitonin shumë pak subjekte dhe deri më tani evidentohen 91 subjekte me rreth 1 mijë e 200 apartamente.