Ndryshimet klimatike, do implementohet plani kombëtar i përshtatjes

Për herë të parë brenda këtij viti, në Shqipëri do të implementohet Plani Kombetar i Përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Plani synon parandalimin apo minimizimin e dëmeve që mund të vijnë nga ndryshimet e klimës, ndërkohë që ai do të ketë partner Ambasadën gjermane.Tiranë-Për herë të parë brenda vitit 2015, në Shqipëri do të implementohet Plani Kombëtar i Përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Nëpërmjet ketij plani synohet të parandalohen apo mininizohen dëmet qe mund të vijnë nga ndryshimet e klimës.Zv.ambasadorja gjermane u shpreh se Gjermania do të jetë partnere në këtë projekt dhe se në kuadër të marrëveshjes së 2009 në Kopenhagen do të financojë 1.8 mln Euro për këtë sektor." Javet e fundit ne Shqiperi kane treguar sesa shkaterrues mund te jene shirat dhe keto jane rezultat i ndryshimeve klimatike. Në 2009 kombet e industrializuara u takuan në Kopenhagen dhe u angazhuan të mobilizonin 100 miliardë $ në vit duke filluar që nga 2020 për të luftuar ndryshimet klimatike.Gjermania do t’i mbajë premtimet e saj, jemi bërë donatori i dytë më i madh në këtë sektor e këtë vit gati 1.8 mld Euro do të shkojnë për këtë sektor. Gjermania është angazhuar edhe për uljen e gazit me efekt serë".Plani Kombëtar i Përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike do të hartohet nga një grup ndërministror pune i kryesuar nga Ministria e Mjedisit dhe që përbehet nga përfaqësues të disa Ministrive në vend si Ministrisë së Transporteve, Ministria e Punëve të Brendshme apo edhe Ministria e Energjitikës.