Transporti ndërqytetas paralajmëron protesta për linjën Tiranë-Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2015, 18:33
Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëroi protesta deri në bllokimin e tunelit Tiranë-Elbasan, pasi sipas tyre ky aks është kthyer në një monopol.Në emër të Operatoreve ndërqytetetas kryetari i Shoqates, Kujtim Mema, u shpreh se edhe pse iu është premtuar që ligji për fugonat 8+1 që operojnë në akset ndërqytetase do të zbatohet me 1 janar 2015, ende nuk ka ndodhur asgjë.Pjesë e problemeve të ngritura ka qenë mungesa e një terminali, apo gjobat që sipas tyre janë abuzive që iu faturohen autobusëve interurbanë.Nëse brenda 10 ditësh nga institucionet nuk vjen asnjë përgjigje zyrtare, rrugët e Tiranës do të bllokohen nga protesta e autobusëve ndërqytetas.