Bashkia e Vlorës, Prefektja mohon se do jetë kandidatja e së majtës

Teksa afron data e zgjedhjeve vendore, shtohet edhe kurioziteti për kandidatin e mundshëm nga radhët e të majtës për Bashkinë e Vlorës. Një nga emrat e përfolur, prefektja Etjona Hoxha, mohon se do të kandidojë për qytetaren e parë të Vlorës, ndërsa shuan frikën e familjeve me banesa të palegalizuara në lagjen “Kushtrimi” rreth sistemimit të tyre.Vlorë- E lakuar shpesh në media si kandidate e mundshme në emër të PS për Bashkinë e Vlorës, prefektja Etjona Hoxha tërhiqet mënjanë, duke përjashtuar emrin e saj si pasuese e mundshme e Shpëtim Gjikës në krye të qytetit bregdetar.“Do të jem ne krye te Shtabit Elektoral te Partise Socialiste ne zgjedhjet vendore, per te mbeshtetur kandidatin e mazhorances. Ky nuk eshte shqetesimi i Prefektes eshte shqetesim i medias”.Prefektja e Vlorës shpjegoi hollësisht sesi do të strehohen banorët e lagjes "Kushtrimi" që u prekën nga projekti i Transballkanikes.“Pas dy viteve qera, do te sistemohen në banesa sociale të 44 familjet që nuk i kishin banesat të legalizuara”, tha Hoxha.Si kryetare e Shtabit të Emergjencave, Prefektja e Vlorës përsëriti se familjet e prekura nga përmbytja në Novoselë do të dëmshpërblehen në masën 100%.