600 banorë në Kamëz në protestë, prej 9 ditësh pa energji elektrike

Prej 9 ditësh 600 banorë të Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës janë pa energji elektrike.Sipas tyre, është e pa pranueshme që OSHEE t'i dënojë në mënyrë kolektive, teksa nga ana tjetër matësat e energjisë elektrike ndodhen në hyrjen e çdo kati dhe jo në çdo familje.Kjo është protesta e dytë që banorët e 8 godinave bëjnë. Ngërçi institucional sipas banorëve është te Drejtoria e konviktit, e cila nuk denjon të marrë në konsideratë kërkesat e tyre, duke arritur gjendja deri në këtë pikë.Në dhjetor të vitit 2013 detyrimet e prapambetura të energjisë elekrike iu janë fshirë, por përsëri banorët e Institutit nuk kanë energjin , ndërsa në total nga viti 2014 e në vazhdim banorët janë debitorë ndaj OSHEE në vlerën 142 milion lekë.