Deklarata e Ramës për Sindikatat, Nikolla: Rama piktor, jo politikan
Deklarata e Ramës se Shqipëria nuk ia ndjen mungesën Sindikatave ka sjellë reagime të vetë sindikalistëve. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla, thotë se Rama vetë e ka thënë se është piktor dhe jo politikan. Ndërsa aktivistët e Shoqërisë Civile thonë se Sindikatat janë zgjatime politike dhe inekzistente.Edi Rama në kanalin italian: “Ne për të qenë të sinqertë ne nuk e ndjemë mungesën e Sindikatave”.Gazetarja: “E thënë kjo nga një Kryeministër të bën goxha përshtypje”.Kështu mendon kryeministri Rama për sindikalisiët, të cilët nuk janë të pakët por asnjëherë të fuqishëm. Por si është interpretuar për sindikalistët deklarata e Kryeministrit?Kolë Nikolla: “Çështë e vërteta, ne na kanë bërë të jemi kokëulur këto dy deklarata. Megjithatë derisa këto dalin nga goja personale e Ramës jemi pak më pozitiv në kuptimin moral, sepse Rama vetë ka thënë se nuk është politika, po një artist që po merret me politikë. Në këtë kuadër dhe gafa të tilla mund të lejohen. Sindikatat kanë bashkëpunuar me Ramën”.Por përveç sindikalistëve kërkuam edhe mendimin e Shoqërisë Civile. Basir Çollaku, gazetar por së fundimi edhe aktivist i Shoqërisë Civile thotë se Sindikatat janë pothuajse inekzistente dhe zgjatime politike.Basir Çollaku: “Informaliteti në tregun e punës, lidhja pazgjidhshmërisht e një vendi pune me institucionet, me qeveritë dhe partitë i ka konvertuar Sindikatat në inekzistente. Kemi disa lloj sindikatash, po në të gjitha rastet kemi grupime të caktuara që janë dhe zgjatime partish politike, më së shumti për interesat e shefave dhe eprorëve të mëparshëm politikë angazhohen dhe interesohen” .Në 24 vite demokraci Sindikatat kanë patur ulje ngritjet e tyre. Por asnjëherë rol vendimtar për punonjësit që përfaqësojnë.Herë janë shfaqur pro Qeverisë, e herë herë në protesta modeste, të cilat kanë përfunduar në heshtje.