Testimi i mësuesve, Nikolla: Proçes i pakthyeshëm, na duhet niveli
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se testimi i mësuesve do të jetë një tregues se në çfarë gjendje janë arsimtarët dhe nxënësit. Nikolla ishte e pranishme në Librazhd në përfundimin e punimeve të një shkolle 9-vjeçare duke garantuar se investimet në infrastrukturë do të bëhen ku janë nevojat.Librazhd- Testimi për mësuesit është një proçes i pakthyeshëm. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se provimi do të jëtë një instrument që do drejtojë gishtin së pari nga Ministria e Qeveria për të parë se në çfarë niveli janë shkollat dhe mësimdhënësit. Ministrja Nikolla dhe deputeti i PS,Taulant Balla, panë nga afër përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare "Naim Frashëri" në Pishkash të Komunës Qukës të Librazhdit. Ministria tha se investime të tilla do të vijojnë kudo që janë nevojat. Investimi në shkollën 9-vjeçare arrin në vlerën mbi 9 milionë lekë dhe në të ndjekin mësimin 117 nxënës.