Mjekët padi Beqajt për testin, autorët e pyetësorit replikojnë me "ironizuesit"
Testimi i infermierëve sipas vendimit të Qeverisë, ka ngjallur debate e ironi për mënyrën sesi është ndërtuar ai. Por vetë hartuesit e këtij testi thonë se pyetjet janë marrë nga njohuritë bazë nga takstet e Fakultetit dhe nga testet të ngjashme në SHBA. Hartuesit u kërkojnë infermierëve të mos përfshihen në panik, ndërsa mjekëve të mos bëjnë ironi në rrjete sociale.
Këto janë disa nga pyetjet e testimit të infemierise të cilat kanë ngjallur polemika dhe ironi për mënyrën se si janë ndërtuar.E ndërsa mjekët nuk kanë hezituar të shprehen në rrjete sociale, hartuesit shpjegojnë mënyrën se si është bërë ky test.Alma Pula, është infemiere dhe njëra nga hartueset e këtij provimi. Mimoza Kalaja, infemiere prej 30 vjetësh dhe gjithashtu hartuese e këtij testimi. Ajo u kërkon mjekëve të lënë ironinë dhe infemierët të bëjnë punën e tyre.Testi ka mbi 550 pyetje dhe është më alternativa. Hartuesit thonë se nuk ka asgjë të panjohur në këtë testim, duke inkurajuar infemierët të mos përfshihen në panik sepse këto njohuri janë baza të profesionit të tyre.Provimi i infermierisë do të jepet më 28 shkurt, ndërsa ai i mjekëve në mars.Mjekët padi në gjykatë, kundër Beqaj për testimin e bluzave të bardhaNdërkohë mjekët të cilët kanë pëotestuar 3 javë rresht në spitale kanë dorëzuar në gjykatë një padi për Ministrinë e Shëndetësisë. Padia bëhet për mos të mos realizuar testimin i parashikuar për mjekët në muajin mars të këtij viti.Mjekët thonë se çështjen do ta zgjidhin në gjykatë në mungesë të një komunikimi me Ministrinë e Shëndetësisë. Ministria në të gjitha reagimet e saj ka konfimuar se testimi tashmë është një proçes i pakthyeshëm dhe se do të realizohet brenda të gjithë afateve.