Shkodër, kontrolli: Në 2 muaj zbulohen 480 bisnese pa nipt
Edhe pse kontrollet janë raportuar të vazhdueshme nga të gjitha institucionet, ka mjaftuar aksioni i fundit i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër për të konstatuar se në 2 muaj, rezultojnë 480 biznese pa nipt.Shifra u bë publike nga Hilmi Erkoçaj, inspektor pranë AKU-së, i cili shprehet se duke mos qënë të regjistruara, këto subjekte nuk mund të kontrollohen në bazë të ligjit nga ky autoritet.Me shqetësim Erkoçaj raporton edhe mos-mbledhjen prej më shumë se 2 muajsh të grupit ndër-institucional për sigurinë ushqimore në qarkun Shkoder. Sipas tij kjo ka sjellë moskoordinim të punës mes institucioneve.Lidhur me sigurinë e ushqimeve, kur ka plasur skandali i falsifikimit të datave të skadencës, Erkocaj thekson:Në krahun tjetër konkurenca e pandershme ka dëmtuar rëndë subjektet e liçensuara. Kjo këmbanë alarmi vjen në një kohë kur siguria ushqimore dhe shmangia e detyrimeve tatimore është paralajmëruar të zgjidhet brenda një kohe rekord nga qeveria./Oranews.tv/