Këshilli Europian apel politikës në prag zgjedhjesh: Forconi dialogun
Me sytë nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Këshilli Euriopian i ka bërë thirrje klasës poitkike në Shqipëri që të lërë pas konfliktet dhe të ndërtojë një dialog të fortë politik.Thirrja erdhi nga vetë kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.
Donald Tusk: “Sikurse i thashë edhe kryeministrit Rama, ju e dini që duhet më shumë punë e fortë. Shqipëria është tashmë një kandidate për anëtarësim në BE, për të cilën shpresojmë dhe presim që të intensifikojë reformat.Fokusi duhet të jetë në prioritetet të identifikuara në dhjetorin e kaluar.Kjo do të lejojë edhe hapin tjetër drejt aksesit. Shumë është arritur duke përfshirë , krimin ndaj trafikut, drogës dhe korrupsionit.Megjithatë ajo që duhet është implementimi.Në takimin e tanishëm vlerësova kryeministrin Rama për rolin pozitiv që po luan Shqipëria në Ballkan gjithashtu dhe politikën zero probleme me vendet fqinjët.Në fakt edhe anëtarësimi në BE është një mundësi që i jepet Shqipërisë për të treguar arketipin një vendi që luan vetëm rol të mirë.Së fundi ne diskutuam për nevojën për rritje dhe përmirësim të dialogut të brendshëm në Shqipëri. Politikat konfrontuese, bojkotet nuk do të ndihmojnë qytetarët shqiptarë.Për tu bërë një vend europian normal Shqipëria duhet të ndërtojë një kulturë kompromisi, e bazuar në dialogun politik, kjo krijon kornizën optimale por shumë duhet të paktën në reformat politike.Janë të një rëndësie të veçantë gjithashtu edhe zgjedhjet lokale. Shqipëria duhet të jetë e arsyeshme dhe konstruktive në jetën e saj politike gjithashtu, sikurse është në rajon”.Numri një i qeverisë shqiptare garantoi se Shqipëria do të udhehiqet nga përmbushja e detyrimeve për anëtarësim në BE.Edi Rama: "I jemi mirënjohës presidentit Tusk për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aspiratave europiane të Shqipërisë. Patëm mundësintë të diskutonim axhendën e zgjerimit të Bashkimit Europian si një proçes gjeostrategjik dhe politik. Shkëmbyem gjithashtu pikëpamjet tona mbi ngjarjet e fundit në vendet fqinje, Ukrainë dhe Lindjen e Mesme".
Kryeministri, u ndal edhe në rrezikun e terrorizmit me të cilin përballet i gjithë Ballkani.Edi Rama: "Rreziku që vendet e Ballkanit mund të bien në stanjacion për sa i përket standardeve demokratike dhe sigurisë, në një ambjent të ri dhe sfidues pas së cilit vendet e rajonit mund të hasin përballë rreziqeve, siç është terrorizmi.Me fjalë të tjera ekziston rreziku i madh që Ballkani Perëndimor të mbetet në periferi të periferisë së Europës, sidomos për sa i përket hendekut ekonomik dhe këtë duam ta shmangim. Ne kemi mundësi të jemi histori suksesi për BE-në".Kryeministri Edi Rama e nisi vizitën e tij në Bruksel, me takimin me Presidentin e Komisioni Europian, Jean Claude Juncker.Në takimin e parë në cilësin e Presidentit të KE me shefin e qeverisë shqiptare, Juker Garanoi se insittucioni që ai drejton, do të vijojë të jetë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj integruese. Premtimi u zbardh nga Margaritis Schinas, zëdhënës i KE.Margaritis Schinas:"Presidenti Junker u takua sot me kryeministrin Rama. Ata diskutuan për prespektiven europiane të Shqipërisë dhe rolin konstruktiv të këtij vendi në rajon. Junker rikonfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugën europiane. Kjo është hera e parë që Junker takohet me Ramën si President i Komisionit Europian".Situata e përmbytjeve duket se ka marrë gjithashtu vëmendje në takimin mes Ramës e Junker. Mësohet se Presidenti Junker, shprehu keqardhjen e madhe për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa prej rajoneve të Shqipërisë.Ai nënvizoi se Komisioni është duke mobilizuar ndihmën e emergjencës nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.Në këtë vizitë zyrtare, shefi i qeverisë shqiptare shoqërohet nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit.Mësohet se në takimet e autoriteteve shqiptare me përfaqësues të lartë të Brukselit është diskutuar mbi proçesin e zgjerimit, projektet rajonale dhe vazhdimi i nismave që morën udhë në Konferencën e Berlinit.