Transballkanikja, protesta e vlonjatëve mbërrin në Bruksel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2015, 14:36
Kundërshtimi i qeverisë për prishjen e banesave në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë, ka arritur deri ne Bruksel.Disa shqiptarë, kanë pritur me protestë shefin e qeverisë shqiptare, ndërsa ai hynte ne zyrat e KE për të takuar presidentitn Junker.Të paktë në numër, protestuesit mbanin në dorë pankarta të shkruara në gjuhën shqipe dhe atë angleze ku kërkonin që të mos dhunoheshin të drejtat e tyre dhe të mos u prisheshin shtëpite.Janë 133 banesa në lagjen Kushtrimi, që preken nga projekti për zgjerimin e rrugës transballkanike në mënyrë që të lidhet me autostradën Vlorë-Levan. Banorët që kanë ndërtuar para viteve '90 u njihet certifikata e pronësisë dhe do të shpronësohen. Kush ka ndërtuar pas viteve 90 merr vetem 2 vjet pagesë qiraje nga shteti.