Mirditë, makina bie në greminë, humbin jetën 2 rojet e HEC-it

Dy punëtorë të HEC-it në zonën e Oroshit u aksidentuan për vdekje teksa mjeti ku ata udhëtonin ra 60 m në greminë. Ka qenë infermierja e fshatit Peshqesh që ka mbetur e plagosur që njoftoi policinë. Sipas bluve shkak për humbjen e kontrollit të automjetit dyshohet të jetë pagjumësia, pasi viktimat kishin qenë në punë si roje në turnin e tretë.Mirditë- Po ktheheshin nga turni i tretë i punës, por dy rojet e Hidrocentralit të Peshqeshit në Mirditë kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor.Gjergj Kola 56 vjeç dhe Mark Loci 58 vjeç udhëtonin me një mjet tip “Golf”, i cili ka përfunduar rreth 60 metra në greminë.Policia bën me dije se shkak për humbjen e kontrollit të automjetit dyshohet të jetë pagjumësia.Mendohet që për një moment shoferin ta ketë zënë gjumi, çka ka shkaktuar humbjen e menjëhershme të drejtimit duke përfunduar në greminë.Ndërkaq, në makinë bashkë me dy viktimat po udhëtonte edhe infermierja e fshatit me iniciale P.K, e cila ka shpëtuar për mrekulli dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Viktimat Gjergj Kola dhe Mark Loci punonin si roje të turnit të tretë në një Hidrocentral që po ndërtohet në zonën e Oroshit, ndërkohë që si pasojë e pagjumësisë, drejtuesi i mjetit që ishte pa targa, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë saj.Aksidenti i rëndë rrugor u shënua në afërsi të Repsit, ndërsa mësohet se ka qenë e plagosura që ka njoftuar policinë, të cilët më pas e kanë transportuar për në spitalin rajonal të Rrëshenit.makina 4 makina makina2 makina3