Zvicër, policia hetim bankës HSBC për pastrim parash
Policia zvicerane po heton zyrat e filialit të bankës HSBC në Gjenevë për pastrim parash.Prokurorët thanë se po investigojnë Bankën Private HSBC dhe personat e panjohur që dyshohen për pastrim parash.Investigimi, përveç personave të implikuar do të përfshijë edhe bashkëpunëtorët, thanë prokurorët në deklaratën e tyre.Shefi ekzekutiv i bankës, Franco Morra, tha javën e kaluar se i kishte mbyllur llogaritë e klientëve që nuk përputheshin me standartet e bankës.Franco Morra shtoi se modeli i vjetër i biznesit të bankave private zvicerane nuk ishin më të pranueshme.Policia vazhdon aksionin në më shumë se një javë që kur u zbulua skandali i shmangjes së taksave nga ana e klientëve të pasur.Në banken HSBC kanë hapur llogari bankare miliona euroshe 106 mijë emra nga 203 shtete të botës me qëllim shmangien e taksave, ku mes të cilaëv edhe shumë shtetas nga rajoni.